Aktori i njohur, mesazh Ramës e Veliajt: “Mjeranë, tentuat të na shfarosnit, por ejani shihni…”

“Galaksia, skena nga një ekzekutim!” e Barkerit, është shfaqja që do të luhet në skenën e Teatrit Kombëtar.

Aktori Neritan Liçaj, pjesë e asaj që njihet tashmë si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, nuk ka nguruar t’i japë mesazhin e rradhës kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Mjeranë, arti në shekuj ka fituar mbi ju” dhe i ka bërë një ftesë të fuqishme, të gjithë adhuruesve të Teatrit Kombëtar, jo pa arsye.

Pikërisht në këtë kohë mjerane, kur mjeranë tentuan të shfarosin artin dhe kulturën nga faqja e Tiranës dhe e Shqipërisë, vjen kjo shfaqje! “Galaksia, skena nga një ekzekutim”. Lufta e pushtetit kunder artit! Këtë trajton autori Barker.

Mjeranë! Arti në shekuj ka fituar mbi ju! Sepse arti ka lindur me njeriun dhe nga njeriu, për të thënë të vërtetat e tij.Te vërteta që ju mpijnë, ju frikësojnë dhe ju marrin shpirtin. Jeni shumë të vegjël para artit, ju!

Ejani shiheni në këtë shfaqje të enjten, të premten, të shtunën dhe të dielën…në orën 19.00 nga trupa e Teatrit Kombëtar”, shprehet Liçaj.

1 28

2 22

Artikulli paraprakNjë mësim nga Dita e Përkujtimit të Italisë të masakrave komuniste
Artikulli tjetërRekordi me paratë e krimit të organizuar jashtë bankave, Banka: 2.4 miliardë euro në 2019