Aktori i njohur: Fituam luftën me qeverinë, Ramën e mposhtëm 3 herë!

Aktori i njohur Neritan Liçaj, i ftuar në studion e Ditari në A2, deklaroi se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka fituar luftën me qeverinë.

“Ne e kemi fituar këtë lojë. Unë gjithmonë kam qenë i bindur që do të fitonim”, tha aktori, duke shtuar se kryeministrin Edi Rama e kanë thyer 3 herë, si ministër Kulture, si kryebashkiak dhe si kryeministër.

“Është precedenti i parë në botë që arti sulmohet nga politika. Është rasti i parë në Evropë që kundër artistëve dërgohet policia”, theksoi Liçaj.

Paktin me Partinë Demokratike, ai e quajti “domosdoshmëri për të ardhmen”.

“Ai pakt nuk është për teatrin sepse ai nuk preket, por pakti është për çfarë do të bëhet më vonë me artistët. Pakti me opozitën është për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare çështjes së artistëve. Bëhet fjalë për rritje të financimeve për artin dhe të kemi status për mbrojtjen e artistit ndër të tjera”, sqaroi Liçaj.

Në fund, Liçaj theksoi se është krenar “për sheshin para teatrit sepse në atë shesh filloi rënia e kësaj Rilindjeje korruptive”.

Artikulli paraprakSi mund të jesh për mëmëdhe e Shqipëri, kur përkrah ‘Rilindjen’ e Piktorit?!
Artikulli tjetërBasha: Raporti i OSBE/ODIHR rrëzoi farsën e 30 qershorit në çdo aspekt! Edhe i vetëm pa asnjë garë, Edi Rama zgjodhi krimin