Aktorët të vendosur drejt grevës së urisë: Nuk e dorëzojmë Teatrin

Aktorët nuk dorëzohen dhe janë të vendosur ti shkojnë deri në fund betejës me Ramën. “Kryeministri të mos mendojë se e ka fituar luftën!”. Kështu thotë aktori Arben Derhemi dhe kreu i Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar, i cili një javë më parë ka prezantuar Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e TK-së.
Një aleancë, e cila fton të bëhet pjesë e saj çdo intelektual dhe qytetar të këtij vendi, që edhe në kohët më të vështira, që ka kaluar Shqipëria, ka gjetur aty një dritare lirie dhe mendimi ndryshe. Derhemi e quan vjedhje të pastër atë që po ndodh me truallin e TK-së, duke e krahasuar me vjedhjen e bregdetit shqiptar.
Duke theksuar se kjo është një vjedhje e hapur në mes të Tiranës, në sy të të gjithëve, ai thotë, se nuk do të ketë asnjë lëshim nga ana e Aleancës, madje do shkohet deri në grevë urie. Ai i bën thirrje çdo qytetari që do të mbrojë historinë e qytetit të tij, të bëhet pjesë e takimeve të çdo të hëne, brenda apo jashtë ambienteve të TK-së.
“Ne do të shkojmë deri në grevë urie, do të flijohemi brenda asaj ndërtese”- thote ai. Pyetur nese nuk jane kujtuar vone per kete reagim, ai thekson: E vërtetë është, por nuk e menduam kështu. Ne nuk e dinim kaq malinj Kryeministrin dhe gjithë Rilindjen shqiptare. Po bën veprime antikombëtare dhe në një moment të caktuar ne e kuptuam logjikën e tij dhe pse po e bënte këtë. Por nuk duhet të mendojë, se e ka fituar luftën.

Artikulli paraprakElvis Roshi në Gjykatë, Prokuroria: U provua dënimi për përdhunim në Itali dhe trafik droge në Zvicër e Gjermani
Artikulli tjetërNjë fundërinë si Pëllumb Xhufi duhet ndëshkuar