Aksidentohet me motor çifti holandez

Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:40 në aksin rrugor Borsh-Kuç pranë vendit të quajtur “Qafa e Dërrasës” në Vlorë. Si pasojë e aksidentit janë plagosur çifti holandez E.Z, 66 vjeç dhe L.C, 65 vjeçe, të cilët ishin duke udhëtuar me një mjet tip motor, ndërsa si pasojë e humbjes së kontrollit ndaj mjetit kanë dalë nga rruga.
65-vjeçarja L.C, e cila ishte pasagjere në motor ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E plagosura pas ndihmës së parë mjekësore në Qendrën Shëndetësore të fshatit Kuç, do transportohet drejt Spitalit Rajonal Vlorë për mjekim më të specializuar. Dy shtetasit e huaj kishin dalë për turizëm malor në zonat përreth fshatit Kuç. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakSkaner amerikan për krizën, drogën e krimin
Artikulli tjetërNjë i vdekur në aksident, zetori përplaset me motorin