Aksident i rëndë në Shkodër, treni merr përpara një makinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Shkodër. Një makinë është përplasur me trenin, po fatmirësisht nuk ka të lënduar. Mjeti “Opel” me targa AA 459 LJ është përplasur me trenin në zonën e Vukatanës. Aksidenti mendohet se ka ndodhur për shkak të një defekti që makina ka pësuar në momentet e fundit.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit e ka kuptuar në kohë rrezikun dhe është larguar nga mjeti në minutat e fundit. Ai ka qenë i vetëm në makinë në momentet e përplasjes.

Artikulli paraprakMbi 800 emigrantë janë dëbuar nga Greqia gjatë muajit gusht
Artikulli tjetërGjendet i vdekur një 38-vjeçar në Vlorë