Aksident i rëndë në Shkodër, punonjësi i policisë përplas për vdekje një person me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas burimeve, një punonjës policie ka përplasur për vdekje një person me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Koplik-Shkodër në afërsi të fshatit ‘Shtoj i ri’. Sipas burimeve, viktima është shtetasi Agim Shkambaj, 50-vjeç, i cili është përplasur nga efektivi i policisë, Gjergj Gjeloshi.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakGjykata Supreme merr vendimin: Albin Kurti ndalohet të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit
Artikulli tjetërE vërteta e kandidaturave në Këshillin Drejtues të RTSH, Vokshi tregon si Rama manipuloi për të bërë pis Besnik Mustafajn