Akademia e Barcelonës nuk ka fund/ Ksavi merr djalin e Ronaldinjos në ekipin e parë

Akademia e Barcelonës nuk ka fund. Gjatë kësaj jave pushimi të kampionatit, si rrjedhojë e ndeshjeve miqësore të ekipeve kombëtare dhe me shumë lojtarë të ekipit të parë në angazhimet ndërkombëtare, trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka vendosur të sjellë disa lojtarë nga të rinjtë për të kompletuar skuadrën e parë. Njëri prej tyre ka gjen “magjistari”.

Djali i Ronaldinjos, një prej legjendave të futbollit botëror, që aq shumë gëzime u ka dhënë tifozëve të Barçës dhe Brazilit, ka qenë një prej të zgjedhurve. Zhoao Mendesh ka marrë pjesë me disa bashkëlojtarë nga ekipi i të rinjve në stërvitjen e ekipit të parë. Zhoao Mendesh mbërriti te Barcelona disa muaj më parë dhe luan si qendërsulmues.

Sigurisht që nuk mund të bëhet një krahasim mes tij dhe magjive të babait të tij në fushë (i pamundur të imitohet), por ai ka një objektiv dhe dëshiron të vazhdojë të rritet në Barcelonë për të fituar terren në Europë. Gjithsesi, fakti që ai është stërvitur me ekipin e parë të Barcelonës ka bërë jo pak lajm në mediat spanjolle.

Artikulli paraprakSot 25 vite nga bombardimet e NATO-s në Beograd, Millosheviç nuk pranoi të zgjidhte krizën në Kosovë! Sulmi u bë me urdhër të Javier Solana
Artikulli tjetër“Në 1945-ën, Nuçi Kotta denoncoi në gazetat kryesore të Parisit regjimin e Enver Hoxhës”- Historia e panjohur e profesorit nga Korça: U bëri thirrje qeverive të vendeve Perëndimore për…