Agron Duka: Mbështes aksionin e opozitës por jo për hallet e Berishës…

Kreu i partisë Agrare Ambientliste Agron Duka mbështeti nga Fieri aksionin e PD në Parlament, pavarësisht se personalisht mendon se për buxhetin pakica duhet të lëre hapësirë për diskutime.

“Opozita e ka ndërmarrë këtë veprim e kushtëzuar nga mazhoranca, janë mbyllur hapësirat dhe të drejtat kushtetuese që gëzon opozita nuk janë dhënë dhe Kodi Zgjedhor, opozita e ka parë të nevojshme që të tërheq vëmendjen e mazhorancës dhe ndërkombëtarëve. Unë si parti, dua që të përdor dhe fjalën si armë kryesore, por nuk dal kundër opozitës, opozita nuk ka shkuar për hallin e Berishës, tha Duka.

Artikulli paraprakBasha takim me shqiptarët në Londër: PD e vendosur për votën e diasporës, listat e hapura dhe votën e barabartë për të gjithë
Artikulli tjetërVendimi i Gjykatës për Statutin e 2 shtatorit, përfaqësuesi i PD: Nuk ndryshon asgjë