Agjenti i Hysajt: Rinovimi me Napolin, formalitet

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi, deklaroi se rinovimi i klientit të tij me skuadrën e Napolit është vetëm një formalitet, prandaj nuk ka nevojë që të flitet me skuadra të tjera. “Do të rinovojmë qetësisht. Dua të falënderoj presidentin De Laurentiis dhe stafin e tij që vlerësuan Elseidin pas një sezoni të shkëlqyer, duke përmirësuar termat financiarë në kontratën e tij”,   deklaroi ai. Giuffredi e cilëson shkodranin si një lojtar të madh dhe parashikon që një ditë, Napoli të përfitojë shumë nga shitja e tij. “Ai ka dhënë prova se do të bëhet një lojtar i madh në pozicionin e tij. Napoli mund të përfitojë shumë në të ardhmen. S’dua të flas për ndonjë klauzolë, por skuadrat e mëdha kur duan një lojtar të madh janë gati të shpenzjnë 40-50 milionë euro”, vijoi ai.

Artikulli paraprakRey Manaj i lumtur te Pescara
Artikulli tjetërEksperiencë dhe stërvitje, sekretet e heroit Alban Hoxha