Afera e inceneratorëve, Basha: Në çdo rrethanë tjetër, çdo kryeministër sado pak normal do të ishte dorëhequr. Do ishte vënë në dispozicion të drejtësisë për 430 milionë eurot

Duke rikthyer vëmendjen tek skandali i inceneratorëve kreu i PD Basha tha se në çdo rrethanë tjetër, çdo kryeministër sado pak normal do të ishte dorëhequr. Do ishte vënë në dispozicion të drejtësisë. Basha tha se burgoset një nga ministrat që mbiemrin e ka Koka, por në fakt është bishti i kësaj afere.

‘’Ka marrë grupin e tij parlamentar dhe e ka çuar tek skena e krimit. E ka çuar tek inceneratorët për t’u bërë mburojë e një afere që i ka kushtuar dhe iu kushton shqiptarëve 430 milionë euro. Para të cilat vidhen, ndërkohë që qytetet tona mbulohen nga smogu, mbushen me plehra, sepse e gjitha nuk është veçse një skemë mashtrimi, vjedhje dhe shfrytëzimi. Skandali i inceneratorëve, varfëria që ka pllakosur anembanë vendit, ekonomia në kolaps dhe së fundmi rënia e çdo institucioni janë shkaqe të mjaftueshme për t’i kërkuar çdo shqiptari pavarësisht bindjeve politike që të bashkohemi, të ngrihemi në këmbë dhe të kërkojmë atë që do të kërkonte çdo popull me një fije dinjitet: Largimin një orë e më parë të kësaj qeverie. Largimin një orë e më parë dhe vënien e saj para drejtësisë.

Basha u shpreh se detyra e PD është të çmontohej  regjimin duke shtuar se do te luftohet kundër korrupsionit si armiku i mirëqenies së shqiptarëve.

‘’Por, fatkeqësisht ndërsa opozita dhe Partia Demokratike nisën në shtator detyrën që premtova para jush për të çmontuar regjimin e masakrës zgjedhore, detyrë të cilën po e kryejmë në të gjitha rrafshet, duke përfshirë hetimin e masakrës zgjedhore, vënien para përgjegjësisë penale të atyre që vodhën vullnetin e shqiptarëve, vettingun e politikanëve nga i pari tek i fundit. Luftën kundër korrupsionit si armiku i mirëqenies të shqiptarëve, ndërkohë pra ne shpalosim një front të gjerë beteje, interesa të ngushta personale brenda familjes tonë krijuan një miniciklon në gjirin e familjes tonë.

Miqtë e mi dua ta them fare qartë, e vetmja shpresë që ka Edi Rama për të mbajtur pushtetin, është të krijojë bindjen se në Shqipëri nuk ka alternativ përveçse Edi Ramës. E vetmja mburojë që i ka mbetur Edi Ramës për të mbajtur pushtetin, është të investojë fuqishëm në përçarjen e të vetmes forcë politike, e të vetmes familje politike që e ka fuqinë të mobilizojë shqiptarët dhe të rrëzojë regjimin e tij. E vetmja shpresë e Edi Ramës për të servirur shqiptarëve të cilëve jua ka boshatisur tavolinat, jua ka zbrazur xhepat, jua ka kalbur produktet fermerëve, jua ka mbyllur qepenat biznesit të vogël dhe iu ka nxjerrë mijëra njerëz të punësuar në rrugë biznesit të madh dhe prodhues, është t’iu shërbejë një spektakël të shëmtuar brenda familjes tonë.’’

Artikulli paraprakBasha: Shumica dërrmuese e shqiptarëve është zhytur në varfëri, Edi Rama paguan 300 mijë euro për 25 këshilltarë, me taksat që iu merr qytetarëve
Artikulli tjetër“Lufta e Berishës për interesat personale është luks për Ramën”/Basha: Në vend që t’i mobilizojmë gjithë shqiptarët në betejë, dëgjojmë të njëjtat gënjeshtra që qarkullohen e riqarkullohen nga ata që po luftojnë për karrige