Abuzimi me tenderat/ Ish-prefektja e Fierit Rajmonda Balilaj paraqitet SPAK

Ish-prefektja e Qarkut Fier, Rajmonda Balilaj, është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Balilaj u pezullua prej Gjykatës së Posaçme nga detyra si prefekte e Qarkut të Fierit, për akuzën “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Balilaj akuzohet per abuzim me tendera dhe favorizim të një kompanie në dy raste. Më herët (13 mars) Gjykata e Posaçme ka zhvilluar seanca për ish-vartësit e saj, 3 të pezulluar nga detyra dhe 3 të tjerë me masa sigurie detyrim paraqitje. Ndërsa vetë Balilaj nuk mori pjesë në seancën e rivlerësimit të masave të sigurisë, pasi ndodhej jashtë vendit.

Artikulli paraprak“Shfaqja me kinse opozitë të “fortë” mbaroi, Rilindja dhe Rithemelimi po mbrojnë produktin e tyre”/ Gaba: Njerëzit duhet të pozicionohen pro “status quo-s” apo për një ndryshim të vërtetë
Artikulli tjetërFOTO/ Hakerat nuk kursejnë as Giorgia Melonin, kryeministres italiane i vjedhin llogarinë e “Instagram-it”. Ja çfarë postuan në emër të saj