“Absurdi në kufinjtë e Literalizmit” ose “Kirurgu që derdh gjak në rrugë”

Nga Erl KODRA

Po e nis me një intepretim mbi absurdin, sipas Samuel von Pufendorf (8 janar 1632 – 13 tetor 1694), jurist, filozof, dhe historian gjerman, në gjykimin e tij mbi Ligjin e Bolonjës; një ligj absurd që thoshte se “kushdo që derdhë gjak në rrugë, duhet të ndëshkohet me ashpërsinë më të madhe”, ky ligj pra, nuk ka asnjë efekt tek kirurgu, që operoi venën e një njeriu që po mbytej nga gjaku i tij.

Më vonë, duke kërkuar mbi të njëjtën temë, gjeta një studim të jashtëzakonshëm të Prof. Veronica M. Dougherty, një profesore e ndjerë amerikane, me titull: “Absurditeti dhe kufijtë e literalizmit: Përcaktimi i parimit të rezultatit absurd në interpretimin ligjor”.

Në të vertetë, domethënia e fjalës në gjuhën juridike merr gjithmon kuptimin e parë, domethënë, kuptimin më të thjeshtë të saj. Ky është parimi me të cilin intepretohen ligjet e shkruara. Ky tekst nuk ka për qëllim të sfidojë juristët e shquar, sepse unë nuk kam ambicie të tilla, por është një përpjekje modeste për të kuptuar realitetin absurd ku gjendemi. Veç të tjerash, sa për të përkufizuar realitetin, lirisht mund të përcaktohet si “gjendja pezull”.

Shqipëria “merret si e mirëqenë”, se është një shtet që funksionon mbi ligje të shkruara, ku ligji kryesor i shtetit nga të cilat burojnë ligjet e tjera është Kushtetuta e Republikës. Por, përveç njëmijë e një problemeve të tjera me ligjet që rrjedhin nga Kushtetuta, vet ligji themelor i shtetit është kthyer në një amalgamë të ndërlikuar fjalësh dhe termash juridik që nuk funksionon. Kuptimi; të zbatosh Kushtetutën e Shqipërisë është një sfidë e pamundur, dhe në kushtet e pamundësisë, ajo intepretohet sipas rastit, domethënë, sipas interesave të një të çmenduri. Ky i çmendur qëllon që është Kryeministri i Shqipërisë.

Është tjetër gjë toka mbi të cilën gjallojmë, sepse zakonisht ne i mbijetojmë çdo sfide, por realiteti ekonomik dhe ligjor i Shqipërisë është një katastrofë. Zhytja në paligjshmëri dhe moszbatimi i ligjit e ka kthyer vendin në një gërmadhë, ku mungojnë dy gjykatat kryesore, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese. Kjo gjendje pezull, njëlloj absurdi bosh dhe i frikshëm, na ka kthyer në caqe të paimagjinueshme, ku Kryeminstri (Kryebanditi) dhe qeveria e tij (antarët e bandës) qeverisin (plaçkisin) qetësisht popullin shqiptar. Në të vërtetë, Edi Rama ia doli të zhdukë çdo lloj dallimi mes një vjedhje të rëndomtë dhe vjedhjes së 100 apo 200 milionë eurove.

Ideja e tij origjinale është kjo; Ligji jam unë. Mundet që këtë e ka thënë Luigji XIV, por ndryshimi qëndron, se këtë ide Edi Rama po e zbaton në praktikë që prej vitit 2013. Në formën e tij më të pështirë, kuptohet.

Në krye solla shembullin e Ligjit të Bolonjës, ku sipas kuptimit literal, çdokush që derdh gjakun e dikujt tjetër në rrugë, duhet të dënohet rreptësisht. Zbatimi i këtij ligji në rastin e një kirurgu që shpëton jetën e një njeriu është absurd, sipas Pufendorf. Problemi është se ne kemi arritur në një gjendje amoku dhe kemi nevojë urgjente për një kirurg të zotin, që të derdhë “pak gjak në rrugë” që të shpëtoj vendin.

Shikojeni kështu; ligjet tona janë aq komplekse dhe të vështira për t’u zbatuar, edhe sikur shqiptarët të jenë vjenez. Imagjinojeni pak se çfarë rezultati ka zbatimi i ligjit, kur kjo bëhet e mundur nga vullneti i Edi Ramës. Në këto rrethana është domosdoshmëri “kirurgu që derdh gjak në rrugë”.

Nëse Edi Rama nuk ikën brenda Tetorit, sigurisht.

Shënim: Shkruar para një viti

Artikulli paraprakBylykbashi i përgjigjet Gjiknurit: Model që shpëton Ramën nga humbja nuk gjejmë dot! Justifikimet janë njësoj si hapja fallso e listave
Artikulli tjetërKryebashkiaku i Ramës, në gjendje depresive…