“A vjen Edi Rama me më sjellë me hongër”…

Dyndje të madhe qytetarësh janë krijuar ditën e sotme në tregjet e kryqytetit për të bërë furnizime, pasi duke filluar nga dita e sotme në orën 13:00 deri mëngjesin e ditës së hënë, orari i lëvizjes do të pezullohet.

Në një vëzhgim nga Fax News në kryeqytet janë krijuar rradhë të mëdha të qyetarëve në tregje ndërkohë që nuk respektohet aspak distanca, dhe shumë prej tyre nuk janë pajisur me mjetë mbrojtëse.

Ndërkohë që duke filluar nga dita e hënë, pensionistët sipas urdhërit të kryeministrit nuk do të lejohet që të dalin nga banesa, por ato shprehen se janë të detyruar për shkak se jetojnë vetëm.

“Dakord por unë du me hongër, kush me sjellë ushqim? Unë jam vetëm me plakën! Kryeministrit i çojnë me hongër, kurse mua kush do më sjelli. Jam 82 vjeç duhet të dalim të hamë. Kam punuar 35 vjet minator dhe marr një pension sa për të jetuar.”- tha një pensionist.

Artikulli paraprakNdërron jetë 67-vjeçari, viktima e 10 me Covid-19 në Shqipëri
Artikulli tjetërEdhe Drejtoresha e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor e infektuar me Covid-19