A ka vdekur Kim Jong-un? Mediat britanike publikojnë fotot e tij teksa bisedon me sozitë

A ka vdekur Kim Jong-un? Ky spekulim ia doli që të lërë për pak momente mënjanë shqetësimin global për koronavirusin. Spekulimet zgjatën deri në ditën kur agjencia shtetërore publikoi disa foto të Kim Jong-un në një inaugurim.

Por a do të thotë kjo se Kim Jong-un është gjallë? A ishte një sozi që u paraqit përpara koreano-veriorëve? Gazeta britanike Mirror ka publikuar disa pamje, ku duket diktatori teksa flet me sozitë e tij. Pamjet datojnë tre vite më parë, por janë një ilustrim i faktit se diktatori ka mbledhur rreth vetes shumë sozi. Në fakt shumë diktatorë e kanë praktikë që të gjejnë sozitë e tyre.

Në rrjetet sociale nga ana tjetër janë të shumtë ata që po përpiqen të bëjnë krahasime mes fotove të publikuara tani me ato të mëparshmet të diktatorit, në mënyrë që të gjejnë mospërputhje te imazhet. Koreja e Veriut mbetet vendi më i izoluar në planet dhe informacionet që vijnë prej andej janë shumë të pakëta dhe nuk konfirmohen lehtë.

kimi

Artikulli paraprakCovid-19/ Ja lehtësimi i masave të lëvizjes duke filluar nga e Hëna
Artikulli tjetërOperatorët turistikë letër Ramës: Jemi goditur deri në 100% të të ardhurave, të hiqen kufizimet e qytetarëve……