A e shiti Ili Meta Sali Berishën te ShBA?

Ngaqë i ka droguar Sali Berisha me gënjeshtra, ndjekësit e tij kanë harruar se Ilir Meta është mjeshtri e ustai i shitjes. Ai jeton duke shitur e duke tradhëtuar, me shitje ka funksionuar deri sot.

Takimi i Metës me të dërguarin special të ShBA, nuk ishte takim ku kushtet i vendos Ilir Meta. Kushtet i vendos Escobar i ShBA.

Ilir Meta po i mashtron e po i manipulon ndjekësit e Sali Berishës duke ua paraqitur takimin e Escobar me të, sikur Amerika po e njeh Sali Berishën por po komunikon me të nëpërmjet Ilir Metës.

Amerika e ka takuar Ilir Metën për të marrë prej tij garancinë se Meta do ta përzërë Sali Berishën e nuk do e strehojë më në Partinë e Lirisë. Sepse Berisha konsiderohet armik i politikës amerikane në Shqipëri e prandaj askush nuk duhet ta strehojë.

Ilir Meta me gjasë ka kërkuar kohën e nevojshme për tu distancuar dhe për të përzënë Sali Berishën. Ka kërkuar kohë që ai të dalë me përfitim të madh prej mardhënies me Berishën, të përfitojë ndjekës e mbështetës nga mbështetja që ai ka dhënë për Berishën. Pasi tja marrë mbështetësit, ai do të distancohet prej tij.

Sepse Ilir Meta është 54 vjeç dhe ka në plan të jetojë politikisht, nuk mendon ta mbyllë karrierën politike bashkë me Sali Berishën.

 

Artikulli paraprakAncelotti i bindur: Më do edhe Perez. Mediat zbulojnë goditjen e parë të Barçës, vjen kapiteni i Man.City
Artikulli tjetërCelibashi, një shkelës recidiv i ligjit zgjedhor!