Pacientët shqiptarë nuk i dinë të drejtat e tyre e si rezultat shumë lehtë mund të abuzohet me to. Në ditën europiane të mbrojtjes së të drejtave të pacientëve një grup prej tyre kanë kërkuar më shumë vëmendje nga shteti. Pacientët me diabet shprehen se në të gjithë botën kjo kategori rimbursohet për fishat ndryshe nga sa ndodh në vendin tonë. Edhe pse gjatë vitit të kaluar u premtua për një fond prej 23 milionë lekësh për rimbursimin e fishave për fëmijët me diabet, ende nuk është bërë asgjë. Organizatorët e aktivitetit Together For Life kanë printuar 10 ankesa nga 10 shërbime të ndryshme, të cilat do t’i dërgohen drejtorisë së QSUT-së, si dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të dhënë një zgjidhje për to.
Kryesore
Continue to the categoryNjë puç juridik kundër shtetit/ VKM-ja që çoi Belinda Ballukun në...
Nga Klodian Tomorri
Në 2 mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, i cili ndryshonte fushën e përgjegjësisë shtetërore për ministrinë e...