Janë zbuluar detaje të reja nga e shkuara e 40 vjeçarit, Ermal Ngucaj, i denoncuar si i zhdukur nga familjarët prej 4 ditësh. Ngucaj mësohet se kishte vetëm një vit që kishte dalë nga burgu.
Nuk dihen ende rrethanat se përse ka vuajtur dënimin Ngucaj.
Një vit më parë ai u përfshi në një ngjarje në fshatin Kotë të Vlorë, ku u denoncua se përplasi qëllimisht një 19 vjeçar pranë një guroreje, për shkaqe pronësie.
Ermal Ngucaj tashmë ka 4 ditë që është zhdukur ndërkohë që policia është vënë në kërkim të tij.
Makina dhe rrobat e tij janë gjetur në fshatin Mavrovë, ndërsa familjarët hedhin dyshime për një rrëmbim të mundshëm.