“97% e familjeve nuk plotësojnë nevojat bazike”, Agalliu: Fëmijët nuk janë kukulla që përdoren për qëllime elektorale

Sekretari i Grupit të PD, Arbi Agalliu: Fëmijët nuk janë kukulla që përdoren për qëllime elektorale por duhet të jenë përgjegjësi primare

97% e familjeve shqiptare nuk ju plotësojnë dot fëmijëve nevojat e një jete normale sikurse janë ushqimet dhe veshjet.

Aq më keq akoma, kur bëhet fjalë për pajisje argëtimi dhe teknologjie, veprimtari sportive, festa të veçanta si ditëlindje, organizime aktivitetesh shkollore me pagesë, apo mbi të gjitha kur flasim për shëndetin e tyre. Këto të dhëna nuk ka nevojë ti dëgjojmë nga ekspertë të INSTAT sepse çdo shqiptar e ndjen tek familja dhe fëmija e vetë.

Kjo nuk do të thotë vetëm vuajtje për këta fëmije e këto familje por rritja e një brezi me probleme të rënda, çka do të ketë impakt negativ në shoqërinë shqiptare në vitet në vijim.

Asnjë fjalë dhe strategji domethënëse për reduktimin e varfërisë në broshurën marketing të Qeverisë qe e shet si program. Asnjë akt i ndërmarr deri më tani për rritjen e çmimeve të cilat po zhysin në mjerim dhe varfëri familjet shqiptare.

Fëmijët nuk janë kukulla që përdoren për qëllime elektorale por duhet të jenë përgjegjësi primare.

https://www.monitor.al/femijet-shqiptar-te-varfer-mbi-97-e-familjeve-nuk-u-plotesojne-standardet-per-ushqim-dhe-per-veshje/

Artikulli paraprakVeliaj i fshihet gjyqit për shpifje, Jorida Tabaku: Do t’i shkoj deri në fund!
Artikulli tjetërRama në Prishtinë: Nuk kam pasur bisedë me “vëllaun tim Vuqiqin”. Nuk tërhiqem nga Ballkani i Hapur!