800 milionë euro janë larguar nga vendi në 2017

Nuk ka investime të huaja.Dy investimet e huaja të kontraktuara nga qeveria demokratike po shkojnë drejt fundit. Me mbarimin e këtyre dy investimeve siç u paralajmërua edhe nga FMN, ekonomia futet në një cikël recesioni. Investime të huaja nuk ka. Investime të brendshme nuk ka, përkundrazi! Vetëm vitin e kaluar, 800 milionë euro janë larguar nga vendi sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.
I vetmi investim që ecën në Shqipërinë e Edi Ramës është investimi në krim, investimi në drogë.
Këto janë të pamjaftueshme për të krijuar mundësi për shqiptarët.
Kjo është arsyeja që teatri banal i Edi Ramës u demaskua me shifrat zyrtare që publikuam javën e kaluar, ku nga njëra anë, me një të goditur të lapsit largon 30 mijë familje nga ndihma ekonomike dhe nga ana tjetër, tregon se zyrat e punësimin kanë 454 vende të lira pune.

Ekonomia në kolaps është dështimi më spektakolar i Edi Ramës në këto pesë vite.Është shqetësimi ynë më madhor.Rezultatet e kësaj gjendjeje i njohim të gjithë. Pa mundësi, pa shpresë. Emigracioni ka arritur përsëri nivele rekord. Me Edi Ramën, Shqipëria prodhon dhe eksporton vetëm krim, drogë dhe emigrantë.
Ky është gogoli që tremb Europën dhe jo përrallat që tregon Edi Rama. Të mos flasim për aspekte të tjera që kanë të bëjnë me reformën në administratë, e cila është katandisur pikërisht ashtu siç e paralajmëroi. Në tepsinë personale të Edi Ramës ku njerëzit hiqen nga puna dhe vihen në punë, jo për atë që përfaqësojnë në vlera, por për atë që përfaqësojnë, në ushtarë të bindur të bandës në pushtet.
Rezultate të tmerrshme për qytetarët, drejtorë shkollash, mësues, personel shëndetësor të pakualifikuar, shpeshherë me rekorde të dyshimta madje edhe me rekorde penale, pretendojnë të kujdesen për fëmijët tanë, nëpër shkolla dhe në sistemin shëndetësor shqiptar.

Artikulli paraprakBasha me të përndjekurit: Të shembim diktaturën e krimit, bashkohemi në PD
Artikulli tjetërBerisha reagon për arrestimin e ministrit serb në Kosovë: Provokim i rrezikshëm i Serbisë