8 mësues dhe një oficer policie infektohen me Covid-19 në Berat

Nëntë raste me Covid-19 u raportuan në Berat. Mësohet se një prej tyre është oficer policie ndërsa 8 të tjerët janë mësues.

Mësuesit japin në mësim në shkollën artistike “Ajet Xhindole” si dhe shkollën e Mesme të Bashkuar të fshatit Mbrakull.

Rastet aktive me koronavirus në vendin tonë janë 5 083, ndërsa në Qarkun Berat numërohen 116.

Artikulli paraprakNëndrejtoresha tek “Ismail Qemali” me Covid-19 takohej me stafin çdo ditë, nxënësit me temperaturë 38 gradë futen në shkollë
Artikulli tjetërQeveria po i detyron qytetarët të thyejnë karantinën duke rrezikuar shëndetin e të gjithëve