‘’8 kërkesa, dy sheshe, një kauzë”, paralajmërimi i fortë i studentëve

Edhe pse sot po protestojnë të ndarë në dy sheshe, përpara ministrisë së Arsimit dhe përpara kryeministrisë, studentët thonë se 8 kërkesat janë njësoj për të gjithë dhe kauza është e njëjta.
Ata nuk pranojnë që të thonë se janë përçarë, pasi sipas tyre ky togfjalësh i shërben vetëm politikës. Gjatë ditës së nesërme një pjesë e studentëve pritet që të protesojnë në ambientet e jashtme të Kuvendit, gjatë seancës plenare që do të zhvillohet.
Nesër në Kuvend pritet të kthehet dhe një pjesë e opozitës, pasi LSI-ja dorëzoi sot një sërë amendimesh për ligjin për Arsimin e Lartë që iu jepnin përgjigje dhe kërkesave të studentëve.
Nuk dihet sesi do të vijojë protesta, ndërsa studentët shprehen edhe më të vendosur, veçanërisht pas procedimeve që iu është bërë një pjese të tyre nga ana e policisë.
Studentët nuk heqin dorë nga Lëvizja e tyre. Megjithëse ultimatumi i vënë ndaj qeverisë nuk funksionoi dhe nga ana e ministrisë nuk ka përgjigje pozitive për 8 kërkesat e tyre, studentët janë ngritur sërish sot në protesta. Ata janë mbledhur nga të gjitha fakultetet përpara Kryeministrisë dhe para Ministrisë së Arsimit, një objektiv i qëllimtë i tyre duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave.
Nisur nga procedimi penal i ndërmarrë nga policia për protestën e djeshme ndaj 25 personave, studentët kërkojnë heqjen e procedimeve penale. “Hiqni procedimet penale për studentët”, kanë bërë thirrje ata.

Studentet Kryeministria 3

Artikulli paraprak“Nuk keni lënë ligj korruptiv pa votuar, pse s’i miratoni amendamentet për dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë”
Artikulli tjetërHorra të korruptuar bërtasin: Intelektualët në litar!