8 gabimet e Real Madridit në këtë merkato vere

Real Madrid mbylli merkaton e transferimeve me një numër dyshimesh që varen nga planifikimi në klub.

Revolucioni i shumëpërfolur nuk u bë kurrë dhe me përjashtim të Eden Hazard, superyjet nuk erdhën. Kjo dritare është mbyllur, dyshimet mbesin, dhe Los Blancos bëri një numër gabimesh gjatë gjithë verës.

Real Madrid po kërkonte ndryshime drastike përpara sezonit 2019/20. Zinedine Zidane e dëshironte një revolucion, por nuk ndodhi. Reali nënshkroi vetëm një yll, dhe skuadra nuk ka evoluar.

  1. Shpenzime të tepërta

Los Blancos duhej të investonte shumë, por ata shpenzuan 305 milionë euro për lojtarët që nuk janë të nivelit elitar. Vlerat e shpenzuara për të janë vënë në dyshim, por Reali po i mbështetë nënshkrimet e tyre për të qenë të dobishëm në të ardhmen.

  1. Humbja e lojtarëve për pak para

Florentino Perez dhe Zidane kanë pasur në duart e tyre Marcos Llorente, Sergio Reguilon, Mario Hermoso, Martin Odegaard dhe Pablo Sarabia, por ata janë larguar për shumë pak para – ose si huazim – dhe tani po shijojnë futbollin e tyre diku tjetër.

  1. Ata nuk transferuan objektivin numër 1 të trajnerit

Paul Pogba ishte lojtari që Zidane dëshironte, dhe ai do të ndërtonte ekipin e tij rreth francezit, por ai qëndroi në Manchester. Asnjë mundësi alternative nuk erdhi.

  1. Ata nuk i shitën lojtarët e panevojshëm

Gareth Bale dhe James Rodriguez janë të dy akoma në klub, pavarësisht dëshirave të Zidane. Tani, ai do të duhet të gëlltisë krenarinë e tij dhe t’i përdorë ata gjatë ndeshjeve.

  1. Skuadra e pa balancuar

Me asnjë mesfushor qendror të transferuar, Reali mbetet i pa balancuar me vetëm katër të tillë përgjatë gjithë sezonit – Luka Modric, Toni Kroos, Casemiro dhe Fede Valverde. Ata kanë më shumë opsione për fazën e sulmit, mirëpo mund ta kenë problem ta baraspeshojnë konkurrencën.

  1. Pa opsion tjetër për Casemiron

Ashtu sikurse edicionin e kaluar, Real Madridi s’e ka asnjë lojtar që mund t’i japë brazilianit pushim ose ta zëvendësojë atë kur të jetë i lënduar. Pa Llorenten, forma dhe gjendja fizike e Casemiros janë më të rëndësishme se kurrë më parë.

  1. Një qendërmbrojtës i kalibrit të madh

Sergio Ramos dhe Raphael Varane kanë më shumë trofe sesa kushdo tjetër, mirëpo Real Madridi mbetet duke kërkuar më shumë. Askush nuk mund të vijë për të ofruar konkurrencë në qendër të mbrojtjes përveç Eder Militaos, por klubi dëshiron më shumë.

Artikulli paraprakKjo është shpejtësia marramendëse e Ronaldos kundër Napolit
Artikulli tjetërRevoltë tek Pallati me Shigjeta në Tiranë, banorët përplasen me Policinë