8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë në nder të studentëve të Dhjetorit ‘90

Data 8 Dhjetor në Shqipëri njihet si Dita Kombëtare e Rinisë. Që prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 Dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, njofton Muzeu Historik, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë. Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Vlerat e kësaj dite bëhen gjithnjë e më shumë vlera kombëtare, sepse ndryshe nga ngjarjet e tjera 8 dhjetori nuk pati dy palë: një fituese dhe një të humbur.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, studentë të Universiteteve të Tiranës, përkrahur dhe nga pedagogë të tyre, e vranë të parët frikën dhe sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë me anë të protestave paqësore.

Studentët protestues të Dhjetorit ’90 kishin aspirata dhe ideale të larta kombëtare, të cilat mbeten shkolla më e mirë e demokracisë.

1 9

2 6

azem8926 n

Artikulli paraprakBasha uron 8 Dhjetorin: Dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë
Artikulli tjetër31 vjet nga protestat studentore kundër regjimit komunist!