61 milionë lekë për palestër sportive me hamam dhe sauna në godinën e “Albkontrollit”!

Pas vjedhjes dhe shpërdorimit të 2.7 miliardë lekëve për rikonstruksionin e ndërtesës më moderne të vendit, godinës së “Albkontrollit” të inauguruar në vitin 2012, të Ramës dhe Belushkës, konfidentes së tij dhe ndrikullës së trafiqeve, tani mësohet se kjo dyshe hajdutësh të pangopur shteti po shpenzojnë edhe 61 milionë lekë për të ndërtuar palestrën me hamam dhe sauna nën kujdesin direkt të Belushkës, por thuhet me dizajnin e Ramës!
Kilet e tepërta dhe nevoja për të patur një trup në formë duket se ka çuar drejtuesit e “Albkontrollit” drejt vendimit për blerjen e disa pajisjeve, të cilat do iu zgjidhin këtë problem.
“Albkontroll” mësohet se ka lidhur një kontratë me vlerë 61 milionë lekë të vjetra për blerjen dhe instalimin e disa pajisjeve palestre. Sipas dokumenteve të siguruara nga “citynews”, rezulton se ky institucion tashmë do të ketë pistë vrapimi, biçikletë, gira, gjyle etj.
“Albkontroll”, që drejtohet nga Belinda Balluku, ish-bashkëshortja e gazetarit Sokol Balla, është shoqëri aksionere me 100% kapital shtetëror, institucion që merret me menaxhimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore shqiptare.
Procedura e prokurimit publik dhe njoftimi i klasifikimit janë kryer më 3 qershor 2016. Sipas dokumenteve zyrtare, mësohet se kontrata është lidhur në datë 17 qershor 2016.
Ndërkohë fondi limit i përcaktuar nga “Albkontroll” është 79 milionë lekë të vjetra, ndërsa është fituar nga subjekti “R&T shpk”, i cili ka paraqitur ofertën me vlerë 61 milionë lekë të vjetra. Pronari i subjektit fitues rezulton të jetë Renis Tërshana, një nga aksionerët e Bankës Credins.
Ndërkohë ende nuk dihet arsyeja e blerjes së këtyre pajisjeve nga “Albkontroll”. Një informacion lidhur me motivin e shpenzimit të këtyre parave publike mungon në dokumentet e paraqitura në APP.
Nuk dihet arsyeja e vërtetë pse e ka marrë zonja Belinda këtë palestër për t’u stërvitur vetë apo për të stërvitur stafin. Stafi i “Albkontrollit”, përveç luksit dhe rrogave të majme tani ndoshta ka nevojë për muskuj të fortë. Nga një institucion që kontrollon hapësirën ajrore, tani do të kontrollojë ringjet e boksit dhe të mundjes, apo do të sfilojnë në “bodybuilding” me kushtet e reja të krijuara me 61 milionë lekë, të cilat bëhen rrush e kumbulla nga “Albkontrolli”, i cili është kthyer në institucionin e skandaleve dhe për të përballuar këto të fundit, drejtoresha i ofron edhe palestër. Ende nuk kemi informacion të plotë nëse do të jetë falas apo me pagesë stërvitja e stafit në palestër.

“Citynews”

Artikulli paraprakHeronjtë kthehen në shtëpi!
Artikulli tjetërSi po falimentojnë fermerët, rënie drastike e shitjeve në serra