600 familje në rrugë, protestuesit të revoltuar me Ramën: S’ka bir k…që kalon këtu

Banorët e zonës së Astirit në Tiranë kanë dalë sërish në protestë duke bllokuar rrugën, pasi sipas tyre nga punimet që po bëhen për ndërtimin e “Unazës së Madhe” po u prishen shtëpitë.
Banorët janë shprehur të vendosur për të vijuar protestën, dhe thonë se janë 600 familje që do të nxirren në rrugë.
Më tej protestuesit janë shprehur mjaft të irrituar dhe kanë akuzuar Ramën dhe Veliajn si mashtrues dhe gënjeshtarë.
Madje protestuesit thirrën se ‘nuk ka bir kurve që na kalon nga këtu, pasi ne i kemi paguar tokat dhe kemi paguar taksat në shtet’.
Ndërkohë që një nga qytetarët paralajmëroi kryeministrin Rama se do ta mbrojë pronën me jetën e tij dhe askush të mos guxojë ti prishë shtëpinë.
“Ne nuk do të largohemi që këtu, do ta mbrojmë me jetë pronën tonë. Të mos guxojë të vijë dikush të prishë shtëpinë, për pronën i heqim edhe kokën.“- u shpreh qytetari.
“Kemi 30 vjet që i paguajmë taksa këtij shtetit. Do më flakin në rrugë. Vjen dhe më arreston. Pronën time do ta mbroj më gjak, janë 600 familje që do ti nxjerrin.Ne kemi paguar taksa.“- shtoi një tjetër protestues.
“Me çfarë të drejte të na e heqin kur kemi gjithë këto vite që banojmë këtu. Neni 69 thotë që personi që ka poseduar qetësisht e pa ndërprerje, duke u sjellë sikur të ishte pronar për njëzetë vjet në një pronë të paluajtshme, bëhet pronar i saj.
Ndërkohë bazë të nenit 168 personi që ka fituar me mirëbesim një send, në bazë të një veprimi juridik për kalimin e pronësisë dhe që nuk është i ndaluar nga ligji, bëhet pronar i këtij sendi, pas një posedimi të pandërprerë prej pesë vjetësh kur sendi është i luajtshëm dhe prej dhjetë vjetësh kur ai është i paluajtshëm.

Kur posedimi nuk është me mirëbesim, afatet e posedimit të pandërprerë dyfishohen. Posedimi konsiderohet i pandërprerë edhe kur fituesi i sendit ia ka dhënë posedimin një personi tjetër. Nuk mund të fitohet me parashkrim fitues një send që është pronë publike e patjetërsueshme”, shprehet një protestues i cili qartëson juridikisht problematikat e pronës.
Ndërkohë një tjetër banor u shpreh se po na bëjnë presion se nëse nuk e prishim vetë pjesën që duhet për të liruar vendin ndërtimit të rrugës, atëherë duhet të paguajmë 5 milionë lekë gjobë.
Të pranishëm në këtë protestë ishin edhe deputetët e opozitës, Flamur Noka dhe Klevis Balliu.
“U informuam nga banorët e kësaj zone që në mënyrë arbitrare po u prishet prona. Po trajtohen jo si qenie njerëzore si nga Bashkia ashtu edhe qeveria. Këta njerëz po hidhen në rrugë. Ja u dhe një vit apo 2 vite qira, po pastaj. Shteti duhet të dëmshpërblejë.A është normale që banorët të hidhen në rrugë si qen rruge, e jo banorë të këtij shteti? Gjejeni fajin tek shteti e jo te qytetarët. Qytetarët kanë të drejtë të mbrojnë jetën, pronën dhe familjen e tyre”, u shpreh Flamur Noka.
Ndërkohë Klevis Balliu u shpreh i revoltuar dhe tha se nuk ka bir nëne e as bir k*rve që tu marrë shtëpitë qytetarëve shqiptarë pa shpjegim e pa asnjë kompensim.
“Është koha që kjo qeveri të hapi veshët, ose në të kundër populli do të marrë rrugët. Këta njerëz po nxirren pa asnjë shpjegim nga shtëpitë e tyre dhe duke mos u dhënë të drejtën për tu dëmshpërblyer.
Nuk ka bir nëne e as bir k*rve që tu marrë shtëpitë qytetarëve shqiptarë pa shpjegim e pa asnjë kompensim”, u shpreh Balliu.

2 4

Artikulli paraprakBasha, video-mesazh nga Helsinki: Mbështetje nga PPE për çlirimin e vendit dhe zgjedhjeve nga krimi
Artikulli tjetërFaqja e pare