43 ditë deri më 25 prill, Basha: 130 milionë euro dëm vetëm nga largimet nga puna

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha renditi një tjetër ‘dështim’ të qeverisë Rama në këto 8 vite pushtet, ndërsa thekson se Shqipëria ka shpenzimet më të larta nga xhepi për shëndetësinë në Europë.

“43 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Sa është dëmi ekonomik i shkaktuar nga largimet e padrejta nga puna në administratën publike? Përgjigja; 130 milionë euro, Shqipëria ka shpenzimet më të larta nga xhepi për shëndetësinë në Europë.”, -shkruan Basha në Instagram.

Artikulli paraprakIncidenti tek FRD, Basha: Janë grahmat e fundit të Edi Ramës
Artikulli tjetërBob Hand: SHBA të jenë kritike nëse zgjedhjet…