4 persona humbin jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit, 132 të infektuar

Katër qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për një 66-vjeçare nga Kukësi, një 69-vjeçar nga Kurbini, një 70-vjeçar nga Elbasani dhe një 72-vjeçar nga Tirana.

Aktualisht, në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi, po marrin trajtim mjekësor 173 pacientë, 15 prej tyre në terapi intensive, ndërsa 6 prej tyre në intubim.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë, janë regjistruar 132 raste të reja me koronavirus, nga 817 testime të kryera.

Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë

173 të shtruar- Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

4 viktima- Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 66 vjeçare nga Kukësi, një 69 vjeçar nga Kurbini, një 70 vjeçar nga Elbasani dhe një 72 vjeçar nga Tirana.

817 testime- Janë kryer në 24 orët e fundit 817 testime dhe janë konfirmuar 132 raste.

Harta e të prekurve me koronavirus- 24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq.

55 të shëruar- 55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6788 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (17 Shtator 2020)
Testime totale 77217
Raste pozitive 11948
Raste të shëruara 6788
Raste Aktive 4813

Humbje jete 347 (Qarku Tiranë 166, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 14, Kukës 9, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2380
Durrës 533
Shkodër 373
Lezhë 278
Elbasan 264
Korçë 225
Fier 213
Vlorë 182
Kukës 144
Berat 99
Gjirokastër 63
Dibër 59

Artikulli paraprakBardhi: Frrokaj punoi me përkushtim e ndershmëri, ndërhyrje politike për dënimin e tij
Artikulli tjetërZhupa: Veliaj dhe përfaqësuesit e Bashkisë mirë që nuk shkojnë t’i takojnë qytetarët, po të paktën t’i dëgjojnë kur i takojmë ne