352 miliardë euro shpenzimet e vitit 2022 për kërkim-zhvillim në BE, Shqipëria nuk e lëshon ‘fundin e Europës’

Aranit Muraçi

Investimi në arsim qëndron i lidhur ngushtë me zhvillimin e një vendi. Të dhënat tregojnë se vendet e zhvilluara janë ato që investojnë më tepër në arsim, në kërkim zhvillim dhe studime, duke e parë këtë investim si mundësinë më të mirë që politik-bërësit të marrin vendimet e duhura për të ardhmen e vendit. Në vendet e prapambetura paratë që duhet të shkojnë për arsim, dhe kërkim-zhvillimi me sa kuptohet ose përfundojnë në destinacione të gabuara, ose qeveritë nuk janë të interesuara që shoqëria dhe opinioni publik të njihet me faktet dhe të vërtetën e saj.

fondetNë vitin 2022, shpenzimet e BE-së për kërkimin dhe zhvillimin në raport me PBB-në qëndruan në 2,22 %, një përqindje pak më e ulët se një vit më parë kur ajo shënonte 2,27 %.

Në vitin 2022, BE-ja shpenzoi 352 miliardë euro për kërkimin dhe zhvillimin; Shpenzimet për “K&Zh” si përqindje e PBB-së qëndruan në 2.22% në 2022, krahasuar me 2.08% në 2012.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=675&loc=https%3A%2F%2Fliberale

Ndërmjet viteve 2012 dhe 2022, pjesa më e madhe e shpenzimeve që shkuan për kërkim dhe zhvillim i përkiste sektorit të sipërmarrjeve të biznesit, duke u rritur nga 1.32% e PBB-së në 2012 në 1.47% deri në vitin 2022, një rritje e përgjithshme prej 11.36%.

Në vitin 2022, BE-ja shpenzoi 352 miliardë euro për kërkime dhe zhvillim (K&ZH), 6.34% më shumë se shpenzimet e vitit të  kaluar (331 miliardë euro) dhe 48.52% më shumë se në në vitin 2012 (237 miliardë euro).

ndarjaKur analizohet intensiteti i Kërkim-Zhvillimit, d.m.th i shpenzimeve si përqindje e PBB-së, të dhënat tregojnë një rënie të lehtë nga 2.27% në 2021 në 2.22% në 2022. Ndër vendet anëtare të BE-së, 4 prej tyre regjistruan intensitetin e Kërkim-Zhvillimit mbi 3% në 2022. Intensiteti më i lartë i K&ZH u regjistrua në Belgjikë (3.44%), e ndjekur nga Suedia (3.40%), Austria (3.20%) dhe Gjermania (3.13%).

Në të kundërt, 8 vende të BE-së raportuan intensitet të Kërkim-Zhvillimit nën 1%: Rumania (0.46%), Malta (0.65%), Letonia (0.75%), Qiproja dhe Bullgaria (të dyja me nga 0.77%) shënuan përqindjet më të ulëta, ndjekur nga Irlanda, Sllovakia dhe Luksemburgu me aksione afër 1%.

Midis 2012 dhe 2022, investimet për Kërkim dhe Zhvillim në BE u rrit me 0,14 pikë përqindje (pp). Rritjet më të mëdha u regjistruan në Belgjikë (1.16 pp), Greqi (0.77 pp) dhe Kroaci (0.69 pp).  Në të kundërt, intensiteti i R&D u ul në 8 vende. Irlanda pësoi një rënie prej -0,6 pp, e ndjekur nga Finlanda (-0,45 pp), Estonia (-0,35 pp), Sllovenia (-0,30 pp), Luksemburgu (-0,23 pp), Danimarka (-0,22 pp), Malta (-0,15). pp), dhe Franca (-0,13 pp).

Sektori i sipërmarrjeve të biznesit zë peshën më të madhe të shpenzimeve për Kërkim dhe Zhvillim. Në vitin 2022 ky sektor përfaqësonte 66% të shpenzimeve të BE-së për Kërkim dhe Zhvillim, në total 233 miliardë euro. Sektori privat pasohej nga sektori i arsimit të lartë (22%; 76 miliardë euro), sektori qeveritar (11%, 37 miliardë euro) dhe sektori privat, i shoqatave jofitimprurëse (1%; 5 miliardë euro).

muajtNë raport me PBB, Koreja e Jugut (4.93), SHBA (3.46), Japonia (3.34) dhe Kina (2.41) regjistruan shpenzimet më të larta në botë për kërkim dhe zhvillim.  Fondet që shpenzohen për nxitjen e inovacionit dhe kërkim-zhvillim në Shqipëri mbeten më të ulëtat në Europë, në raport me shpenzimet totale, sipas të dhënave të Eurostat. Sipas Komisionit Europian, në vitin 2021, mes vendeve kandidate fondet për kërkim zhvillim ishte vetëm sa 0.05% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), shumë larg mesatares europiane prej 2.22%. Kjo shifër ndonëse nga Eurostat për vitin 2022 nuk është e disponueshme, besohet se nuk ka ndryshuar.

Në rajonin tonë, mes vendeve kandidate shpenzimet për kërkim dhe zhvillim i kishte më të larta Turqia (1.4), më pas vinin Serbia (0.97% të PBB-së), Mali i Zi (0.5), Bosnja (0.19) dhe Maqedonia e Veriut (0.37%) të PBB-së. Mungonin të dhënat për Kosovën.

Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për zgjerim në kapitullin “Shkenca dhe kërkimi”, Shqipëria rriti fondet për kërkimin shkencor në 0.08% të PBB-së në 2023, nga 0.05% në 2022 dhe 0.04% në 2021, megjithatë ato mbeten ende shumë larg nga objektivi 1% i PBB-së deri në vitin 2030, dhe akoma më larg mesatares së vendeve të Bashkimit Europian, ku duam të shkojmë.

Në vend që të nxiste sektorin privat të rriste prodhimin, Shqipëria importon nga vendet e BE-së dhe rajoni edhe produktet që mund t’i prodhonte tregu i saj fare mirë, që nga mishi, qumështi dhe nënproduktet e tij dhe deri te fruta-perimet. Nga shifrat zyrtare, mbi 70 për qind e nevojave për konsum importohet aktualisht nga jashtë. E njëjta gjë duket se vlen edhe për arsimin dhe kërkim-zhvillimin.

/Liberale.al/

Albania eurostat

Artikulli paraprakShfaqja e Argitës në Kuvendin e babit, reagon gazetarja: Edhe ti je Non Grata!
Artikulli tjetërKëto janë profesionet më të mërzitshme në botë