34 të vdekur në 24 orë nga Covid-19 në Itali

34 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Itali. Këto janë të dhënat e sapo publikuara nga Mbrojtja Civile Italiane lidhur me Covid-19.

Kujtojmë se një ditë më parë, numri i të vdekurve në 24 orë ishte 30, ndërsa numri total i tyre arrin në 34,678 persona.

Sa i përket rasteve të reja, shteti apenin numëron 296 të tilla duke e çuar në 239,706 numrin e përgjithshëm të tyre.

Shtimi i rasteve të reja vjen si pasojë e një rritjeje të të infektuarve në Lombardi (88 dje, 170 sot) si dhe 47 rastet në Emilia Romagna.

Sa i përket të shëruarve, gjatë 24 orëve të fundit numri i tyre ka arritur në 614 kundrejt 1526 të një dite më parë.

auto Screenshot 31593103435

Artikulli paraprakPresidenti kthen një tjetër ligj në Kuvend: Krijon hapësirë për pastrimin e parave!
Artikulli tjetërGjendet i vrarë me plumb në kokë djali i liderit sovjetik që…