300 kg kokainë me destinacion Italinë bllokohen në portin e Durrësit

Një kamion me 300 kg kokainë, u kap ditën e sotme në Portin e Durrësit. Policia tha se, kamioni me drogë po kalonte tranzit nga Shqipëria drejt Italisë. Lënda narkotike ishte e fshehur në një kamion me targa maqedonase, ndërsa u arrestua në kushtet e flagrancës drejtuesi i mjetit, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë mësohet se gjatë marrjes në pyetje, i arrestuari ka deklaruar se nuk ka dijeni për drogën. “Unë transportoj materiale ndërtimi”, mësohet të jetë shprehur Nazif Ajroski, 40-vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Kamioni ka hyrë nga pika kufitare e Qafë Thanës dhe nesër do nisej për në Itali, ku destinacionin e kishte në Napoli.

Mësohet se itinerari i kamionit ishte: Belgjikë-Serbi-RMV-Shqipëri. Kamioni ka qenë i ngarkuar me hekur dhe kokaina ishte e fshehur në trupin e kamionit.

Në bazë të dyshimeve të krijuara nga skaneri autoritetet e futën kamionin për kontroll të detajuar në vijën e dytë, ku u konsistua edhe lënda narkotike.

Policia dhe grupi hetimor po vijon punë për identifikimin dhe kapjen e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal.

Autoritetet shqiptare theksouan se në bazë të dyshimeve të krijuara vendosën që kamionin ta fusnin për kontroll të detajuar në vijën e dytë, ku u zbulua droga. Kamioni drejtohej nga një 40-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, Nazif Ajroski, i cili u arrestua.

Sikur duket edhe në foton e publikuar nga policia e shtetit, kokaina ishte e paketuar me logot e “Chicago Bulls”, “Kenzo”, “Dior” dhe ekipit të PSG-së.

Artikulli paraprakMbaruan zgjedhjet, Rama-Manastirliu pushojnë nga puna 1 mijë mjekë të rinj (Dokumenti)
Artikulli tjetërAeroporti i Kukësit/ Zbardhet dokumenti: Si mashtroi Balluku me çertifikimin ndërkombëtar