3 datat për rinisjen e Serie A

Skuadrat italiane po mësojnë për të ashtuquajturën “faza 2”, domethënë për periudhën që do të nisë kthimi në normalitet pas emergjencës së koronavirusit. Ashtu si qeveria, futbolli po studion rifillimin e kampionatit.

“Gazzetta dello Sport” shpjegon se ka tri data, të rrethuara me të kuqe, kur skuadrat italiane mund të dalin përsëri në fushat e blerta: 24 maji, 31 maji dhe 7 qershori.

Por më parë lojtarët duhet të stërvitën për një periudhë të caktuar, që të jenë gati fizikisht për përballimin e ngarkesës së garës.

Flitet se stërvitja mund të nisë më 4 maj. Nga këtu llogariten rreth 20 ditë stërvitje dhe pastaj rinisja e Serisë A, diku mes fundit të majit dhe fillimit të qershorit.

13 javët e mbetura të kampionatit italian pritet të përfundojnë deri në mes të korrikut.

Megjithatë, ky plan flet për një rikuperim të arsyeshëm dhe pa rrezik, me masa paraprake si dhe me ndeshje pas dyerve të mbyllura.

Artikulli paraprak‘Armiku’ i padukshëm që po na kërcënon më shumë se koronavirusi
Artikulli tjetërIlaçi i mrekullisë kundër Covid-19, SHBA blen 30 milion doza hidroksilklorinë