3.4 milionë eurot e kapura në “Toyota Yaris”, lirohen nga burgu dy të arrestuarit

Edi dhe Klevi Lika, babë e bir, të arrestuar për kapjen e 3.4 milionë eurove brenda dy makinave “Toyota Yaris”, në Portin e Durrësit, janë liruar nga masa e sigurisë arrest me burg.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ditën e sotme që të ndryshojë masën e sigurisë për Edi dhe Klevi Likën, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Edi Lika ishte administratori i firmës dhe trajlerit që transportonte dy makinat “Toyota Yaris”, ndërsa djali i tij, Klevi Lika shoqëronte ngarkesën.

4 persona u arrestuan dhe 2 u shpallën në kërkim për dosjen “Toyota Yaris”. Dy të arrestuarit e tjerë janë Agim Ceka (61 vjeç) dhe Alban Mollaymeri (40 vjeç), ndërsa të shpallurit në kërkim janë kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi, të cilët dyshohen se janë personat që kanë porositur makinat Toyota Yaris. Të gjithë të arrestuarit sot janë me masë sigurie “arrest shtëpie”.

Për origjinën e parave dhe destinacionin final të tyre, edhe prokuroria belge po kryen një hetim të sajin. Pak javë më parë ata morën në pyetje edhe kreun e opozitës Lulzim Basha, i cili ishte i pari që foli për shumën e parave në parlament. Basha e akuzon Taulant Ballën si të implikuar në këtë çështje. Ndërkohë që, deputeti socialist e akuzon liderin demokrat për shpifje.

edi dhe klevi likaaa

Artikulli paraprakPlas sërish në PS, Bushati-Ballës: Mos u bëj dordolec…
Artikulli tjetërLufta e artit apo arti i luftës?