24-vjeçari i prekur me Covid-19 dërgohet me urgjencë në Sanatorium

Një pacient 24 vjeçar është transportuar me urgjencë nga spitali i Elbasanit drejt atij “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i cili është kthyer në një spital “Covid2”.

Burime spitalore bëjnë me dije se 24-vjeçari ka pasur temperaturë të lartë dhe probleme me frymëmarrjen, gjë e cila ka sjellë transportimin e tij drejt Tiranës.

Pacienti dyshohet se është infektuar me Covid-19 nga kontaktet e mëparshme që kanë dalë pozitiv pas testeve për koronavirusin.

Duket se vatra që ka shkaktuar numrin më të lartë të të infektuarve në Elbasan është restoranti në qendër të qytetit, që ka funksionuar deri të premten e javës së kaluar, edhe pse prej disa javësh Qeveria kishte urdhëruar mbylljen e lokaleve dhe restoranteve, në kuadrin e masave anti-Covid 19.

Dyshohet se janë të paktën 9 pacientë nga 16 që ka Elbasani që janë infektuar me Covid 19 janë infektuar pikërisht nga kontaktet që kanë pasur me çiftin e bashkëshortëve që ishin pronar të restorantit.

Artikulli paraprakNis injeksioni i një vaksine të dytë në SHBA kundër Covid-19, njerëzit mbajnë radhën…
Artikulli tjetërDëshmi tronditëse e një biznesmeni: Mbështetja ekonomike e biznesit me diferencim politik