Kandidati i PD, Xhemal Bushati takim me vajza dhe gra të Shkodrës: Me ato përkrah, do të ndërtojmë një qytet më të mirë për familjet dhe fëmijët e tyre!

Gratë dhe vajzat profesioniste të Shkodrës janë një pikë e rëndësishme për zhvillimin e qytetit dhe të njësive administrative. Në një takim të zhvilluar kandidati i PD për bashkinë Shkodër Xhemal Bushati tha se zëri i grave dhe vajzave profesioniste pas 6 marsit jo vetëm do të dëgjohet por do të jetë edhe vendimtar. Shumë prej të pranishmeve u shprehën se bashkia Shkodër deri më tani nuk i ka konsideruar asnjëherë. Kandidati Bushati: Shkodra me besim tek gratë dhe vajzat profesioniste

2

Kandidati i PD për bashkinë Shkodër Xhemal Bushati mori mbështetjen e plotë të grave dhe vajzave profesioniste të qytetit të cilat deri më tani nuk kanë patur mundësi të shprehen. Kandidati Bushati tha se me energjinë e tyre pas 6 marsit do jetë një Shkodër ndryshe.

3

“Kjo do të jetë fitorja e Shkodrës së Ndryshimit. Këtë bindje dhe siguri për të nesërmen gjeta edhe tek takimi i rradhës me gratë profesioniste. Nuk janë tërhequr, por janë vendosur në ballë të nevojës për ndryshim. Shkodra sot ka nevojë për energjinë dhe kurajon e tyre, dhe i ka. Me ato përkrah, do të ndërtojmë një Shkodër më të mirë për familjet dhe fëmijët e tyre. Shkodra nuk është lincimi dhe gjuha e urrejtjes ndaj njëri-tjetrit, por ky bashkim që po e arrijmë cdo ditë”.

Artikulli paraprak“Dhimbja ekonomike e kombit të tij sapo ka filluar”, nga Putin tek Europa dhe amerikanët, kujt iu adresua mesazhi i Bidenit
Artikulli tjetërBasha takim me banorët e Rrogozhinës në mbështetje të kandidatit Ferdinand Saraçi: Beteja kryesore e PD-së është për fëmijët dhe familjet shqiptare. Bëni zgjedhjen e duhur