Mungon kreu i SHISH në Komisionin e Sigurisë, PD: Çfarë ka më të rëndësishme?

Për shkak të mos prezencës së kreut të SHISH, Helidon Bendos mbledhja e komisionit të Sigurisë u shoqërua me debate. Deputeti i PD, Ervin Salinaji  kërkoi që mbledhja të shtyhej dhe të zhvillohej në një moment kur të ishte prezent Bendo. Salianji pyeti se cila është çështja më e rëndësishme që mund të ketë në dorë Bendo, sesa trajtimet financiare të punonjësve.

Përfaqësuesja e SHISH: Lidhur me përfaqësimin, për shkak të axhendës e cila u parashikua kohë më parë, mbledhja u zranxhua ditën e djeshme. Të gjithë përfaqësuesit e SHISH janë të gatshëm të japin zgjidhje.

Ervin Salianji: Unë nuk besoj se komisioni njofton ditën e dielë për të hënën. Nuk e di se çfarë ka më të rëndësishme, një herë është kjo kërkesë. Të shtyhet mbledhja derisa të jetë i pranishëm kreu i SHISH, dhe të mbajmë qëndrimin politik, nuk është çështje vetëm teknike. Duhet të mbajmë dhe qëndrim për trajtimin financiar, e shtyjmë, diskutojmë pikën e parë apo të dytën dhe mblidhemi një herë tjetër

Artikulli paraprakGrafiku i BSH-së / Konsumatorët po e ndiejnë dukshëm rritjen e çmimeve, që nga tetori
Artikulli tjetërStudimi mbi shëndetësinë e Shqipërisë: Mungesë transparence me prokurimet dhe tenderët për Pandeminë Covid-19