Tregon stemën e policisë, arrestohet 35 vjeçari dhe partnerja në makinën ku kishin fshehur kokainë

U prezantua si punonjës policie, vihet në pranga 35-vjeçari. Në pranga  është vënë edhe drejtuesja e mjetit me të cilin udhëtonte ky shtetas, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë. Arrestohet në flagranë F.L., 35 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Moskallëzimi i krimit”; G. T., 24 vjeçe, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Ali Demi”, dhe gjatë kontrollit në mjetin që drejtonte shtetasja G. T., është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, ndërsa shtetasi F. L. është prezantuar si punonjës policie, duke paraqitur një portofol me stemën e Policisë.

Gjithashtu, nga specialisët për Hetimin e Narkotikëve u procedua penalisht shtetasja I. T., pasagjere në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

 

Artikulli paraprakMoti sot/I ftohti polar i lë vendin shirave
Artikulli tjetërGjykata e Lartë i refuzon rekursin ish-drejtorit të RTSH