Aksident tek sheshi “Nënë Tereza”, makina përplaset me motorin.

Një i ri ka mbetur i plagosur në një aksident mesditën e sotme në kryeqytet. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 12:50 te sheshi “Nënë Tereza”, ku janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin B. L., 32 vjeç, me motomjetin me drejtues shtetasin D. S., 26 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi D. S., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakVdekja e elektriçistit, zbardhet dëshmia e kolegut.
Artikulli tjetërCila është rinia që na duhet ?