Vrasja e Albi Bashalliut, arrestohen dy persona. Dyshohet se është një krim me pagesë

Dy persona janë arrestuar për shkak se akuzohen si të përfshirë në vrasjen e 32-vjeçarit Albi Bashaliu në Gjoçaj të Peqinit.

Të arrestuarit janë Veiz Bashali, 41 vjeç dhe Mikel Xhaja., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.  Veiz Bashaliu është cuni i xhaxhait të viktimës. Ai është vënë në pranga nga policia, për shkak se ka qenë i pranishëm te lokali ditën e vrasjes. Policia njofton se autorët kanë marrë mjetin e viktimës për t’u larguar, ndërsa mjetin me të cilin ata udhëtonin e kanë djegur në vendngjarje.

Pas kryerjes së krimit, autorët i kanë vënë flakën automjetit me të cilin lëviznin, vetëm pak metra larg.

Vrasja e të riut Albi Bashaliut që tronditi Peqinin, dyshohet se është një krim me pagesë, ndërsa hakmarrja për shkak të konflikteve është pista kryesore.

Albi Bashaliu, është një emër i njohur për policinë. Nw vitin 2017, u arrestua për një atentat të dështuar ndaj dy personave. Në atë kohë dy personat shpëtuan pa lëndime ndërsa Albi Bashaliu u arrestua.

Artikulli paraprakDrogë dhe tritol, trafikantët shqiptarë arratisen
Artikulli tjetërSkandali me pagat. I riu nga Durrësi: Jam në Itali, zbulova se punoj në Tiranë