Reagimi i Bardhit për firmat e delegatëve

Sqarimi i Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi për keqinformimin nga Syri TV me emrat e delegatëve të Kuvendit Kombëtar në 18 Dhjetor.

Gazment Bardhi: Thjesht për të bërë një sqarim për shkak të një rrëmuje të kryer nga një televizion privat i cili ka mbi 15 minuta që mban në një ligjëratë një zonë që ka bërë një status para 7 orësh, siç më informojnë, mbi një listë të publikuar nga një individ apo portal, nuk e di kush e ka lexuar.
Siç ju dhe çdo shqiptar e di, ne kemi nisur këtë konferencë për shtyp në orën 16.30 minuta, unë nuk kam lexuar asnjë person, sikundër jemi akoma tek germa A e anëtarëve të Kuvendit dhe është një zonjë nga Malësia e Madhe që pretendon se unë i paskam lexuar emrin sikur ajo ka firmosur.
E dyta, dua të sqaroj anëtarin e Këshillit Kombëtar të cilit i vendosa televizionit përkatës, SYRI TV, në dispozicion formularin që jo vetëm ka firmosur por shumë shpejt, brenda pak minutash, do të keni mundësi që këtë t’ua provojmë edhe me pamje filmike që personi ka firmosur me vullnetin e tij. Sigurisht që në këtë proces ata që kanë tre muaj që tentojnë të mbajnë peng PD mund t’iu ushtrojnë presion qytetarëve, mund t’iu ushtrojnë presion anëtarëve të Kuvendit Kombëtar,
Kjo ka qenë arsye pse i gjithë procesi ka qenë zyrtar, institucional dhe një zyrtar i partisë i ngarkuar me këtë proces ka kundër firmosur çdo konfirmim të marrë. Mirëpo sajesat në vazhdën e tre muajve, sajesa që televizioni privat, Syri TV, ka ndërmarrë dhe ndërmerr edhe në këto moment për fakte që i di që nuk qëndrojnë dhe nuk janë ashtu.

Unë lexova një listë të anëtarëve të Këshilli Kombëtar dhe zonja Rexhvelaj nuk është anëtarë e Këshillit Kombëtar të PD dhe nuk është në listë. E ftoj gazetarin e Syri Tv të vij tani dhe t’i lexojë ai emrat me M, dhe të verifikojë nëse zonja Rexhvelaj është në listë apo jo si firmëtare?!
Se dikush shkruan përpara 10 orësh, listën e tij të dëshirave në Facebook, nuk mundet një televizion serioz, që pretendon se i shërben interesit publik, që një reagim të përpara 7 orëve mbi një reagim të një qytetari të panjohur, që nuk ka lidhje fare me këtë proces, t’ia sërviri si të vërtetën e madhe; kur në fakt është gënjeshtra e madhe prej 30 minutash demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë.

Duke qenë se është këtu gazetari i Syri TV, e ftoj që të lexoje emrat me shkronjën M të lexohen prej tij. Dhe do të shikoni që zonja, është e vërtetë është anëtare e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike por nuk ka firmosur dhe nuk është lexuar emri. Nuk është lexuar emri sepse jemi akoma tek shkronja A. Ndërkohë që zonja ka 30 minuta që flet në televizor dhe një televizion i jep hapësirën mediatike për një fakt që nuk ka ndodhur.
Kujt i shërbejnë këto gënjeshtra? Kujt i shërbejnë këto mashtrime të strukturuara të një televizioni?
Pse do të duhet që ky televizion të vazhdojë të turbullojë akoma më shumë mendjet dhe emocionin e anëtarëve të PD?
Nuk ka asnjë arsye.

Mos kini frikë nga transparenca. Kemi bërë një proces institucional ashtu siç është PD. Jemi institucion, jo celulë ilegale.
Kemi hallin e demokratëve dhe jo hallin tonë personal. Nuk kemi asgjë për të fshehur në këtë proces.
Siç iu informova gjatë leximit që bëra kishte dy lapsuse të cilat i referova menjëherë. Është një proces i tërë, janë më shumë se 5200 anëtarë që kanë firmuar. Sigurisht që është një proces që mund të ketë brenda edhe gabime apo pasaktësi. Prandaj u vetë korrigjova menjëherë.

Ndaj kujt i shërben rrëmuja?!
Atyre që në fakt kanë tre muaj që kërkojnë të bëjnë rrëmujë PD. kërkojnë të pengojnë mbledhjen e organeve të PD. kanë tre muaj që e shpallin veten shumicë. Dhe në momentin që ne provojmë, me një proces transparent dhe jo të mbyllur në kasafortë nga A-ZH-ja çdo anëtar të Kuvendit që ka konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar krijohet një mashtrim i madh me individë që as nuk i ka përmendur kush dhe as nuk kemi ndërmend t’i përmendim sepse nuk është ën listë.
Dhe në transparencë të plotë e falënderoj gazetarin e televizionit që ndodhet prezent. E ftoj të vijë të lexoje emrat me M dhe të jetë prezent gjatë gjithë kohës që ne bëjmë transparencë të plotë për këtë proces.
Boll më me mashtrime!

Boll më i trullosët dhe përdoret emocionet e demokratëve për interesat personale tuajat apo të pronarëve apo financuesve tuaj!
Boll është boll!
Kjo është koha e të vërtetave për demokratët. Ky proces sapo ka nisur dhe asnjë mashtrim, asnjë gënjeshtër nuk mund të mbajë peng interesin e demokratëve, interesin e PD.
Isha i detyruar të bëja këtë ndërhyrje për të treguar se kujt i dhemb transparenca e se kush fshihet pas gënjeshtrave.
Ju lutem boll me gënjeshtra! Boll me mashtrime!

Ne po bëjmë transparencë të plotë, zëdhënësja e partisë po bën transparencë të plotë të listës. Ju ftojmë ta transmetoni live. Sigurisht pasqyroni çdo pasaktësi që mund të ketë, çdo gabim, çdo e dhënë e gabuar që mund të japim. Është e drejta juaj të informoni me paanësi publikun por nuk keni asnjë arsye, nuk ka asnjë motiv për të krijuar situata mbi fakte të rreme që as kanë ndodhur dhe as nuk kanë ndërmend të ndodhin.
Fjalën ia kaloj edhe një herë zëdhënëses së partisë për të vijuar transparencë të plotë, jo në kasafortë, por përpara syve të çdo demokrati, syve të të çdo anëtari të Kuvendit Kombëtar, syve të çdo qytetari shqiptar.

Artikulli paraprakBriken Çalja i jashtëzakonshëm, një të artë dhe dy të argjendta në Botërorin e peshëngritjes
Artikulli tjetërPërvjetori i themelimit të PD, Agalliu: PD lindi si mburojë e interesave të shqiptarëve, do të vazhdojë e tillë!