Identifikohen viktimat, kush janë dy të vrarët në Tiranë (Foto)

Erigers Mihasi, rreth 30 vjeç, është viktima e atentatit të mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit.

Bashkë me të humbi jetën edhe Armando Dumani, 26 vjeç. Të dy viktimat ndodheshin në një automjet tip ‘Audi’ me targa AB 008 EH.

Sipas policisë, 30-vjeçariMihasi është person me precedent penal.

Mihasi u arrestua me urdhër të prokurorisë në janar të 2019 për akuzën e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim në dëm të dy prindërve të Elton Çiços (i vrarë në 1 maj 2016), “Armëmbajtje pa lejë”, “Plagosje me dashje” si dhe “Mbajtje pa lejë të municioneve luftarake”, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij në momentin e arrestimit, u gjetën disa fishekë.

Por për këto municione mësohet se Mihasi ka treguar në polici se ato i përkasin babait të tij dhe ai s’kishte dijeni për municionet në shtëpi.

Gjatë fazës së hetimit Erigers Mihasi, nuk ka pranuar në asnjë moment autorësinë e krimit, duke këmbëngulur se ai nuk kishte marë pjesë në grabitjen me armë dhe dhunimin e prindërve të Elton Çiços, në një fshat në Tepelenë.

Lidhja e tij në këtë ngjarje kriminale dhe më pas arrestimi në janar 2019 është bërë pas identifikimit nga një gjurmë gishti, të fiksuar në një paketë cigareje, të sekuestruar në mjetin tip “Audi”, të përdorur në këtë ngjarje kriminale të ndodhur në mars 2015.

Kjo është prova kryesore e prokurorisë së Gjirokastrës kundër Mihasit, provë e cila është rrezuar nga disa prova të tjera, që kanë dalë më pas, ku tregojnë seështë një person tjetër, tashmë i vrarë, ai që ka kryer grabitjen.

Por kërkesa për lirimin e Mihasit nga qelia është bërë nga vetë prokuroria e Gjirokastrës. Pas 6 muajsh mbajtje në qeli, prokuroria kërkoi lehtësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Armando Dumani, 26 vjeç, është viktima e dytë e atentatit në Astir mbrëmjen e kësaj të shtune.

Ai ndodhej në automjetin tip ‘Audi’ ngjyrë të bardhë me targa AB 008 EH së bashku me Erigers Mihasin, 32 vjeç. Plumbat iu morën jetën të dyve.

Drejt automjetit të viktimave u qëllua me breshëri arme zjarri automatike nga një makinë në lëizje.

Erigers Mihasi dhe Armando Dumani kanë rekorde kriminale dhe pikërisht e shkuara e tyre dyshohet se ka lidhje me atentatin e përgjakshëm mbremjen e sotme.

Mihasi ka qenë person i arrestuar për grabitjen e prindërve të moshuar të Elton Çiços, i vrarë në maj 2016 në Tiranë. 6 muaj pas ndalimit me urgjër të Prokurorisë së Gjirokastrës, Mihasi është liruar me kërkesë të Prokurorisë.

Ndërsa Armando Dumani është arrestuar në Vlorë në vitin 2012 për grabitje bankash.

1 17
Erigers Mihasi, viktima e atentatit të Astirit

Artikulli paraprakSituata e rëndë kriminale, reagon PD, Salinaji: Qeveria as nuk ka fuqi, as nuk ka dëshirë të përballet me krimin, ata janë ortakë
Artikulli tjetërNën pushtetin e krimit