Deputetja e Elbasanit: Mësuesit në Belsh protestë për mosmarrjen e pagave dhe pagesën për transportin

Mësuesit në Belsh kanë paralajmëruar protesta për mosmarrjen e pagave dhe pagesën për transportin. Deputetja e PD në Elbasan, Zheni Gjergji shkruan në reagimin e saj se, ndërkohë që në Arsim flitet për rritje pagash, qeveria nuk ka fonde të paguaj as ato aktualet.

Reagimi i deputetes Zheni Gjergji

Ironike apo jo? Ndërkohë që në Arsim flitet për rritje pagash, qeveria nuk ka fonde të paguaj as ato aktualet‼️ Prej kohësh mësuesit e ZVAP Belsh kanë probleme me pagën, e sikur të mos mjaftonte kjo: – Nga muaji shtator do t’ ju mbahen 7️⃣0️⃣ mijë lekë me motivacionin se nuk ka fonde mjaftueshëm për tu paguar siç duhet‼️ – Kjo ZVAP ka pa likujduar 3️⃣ muaj paratë e transportit për çdo mësues‼️ Ditën e nesërme, mësuesit e kësaj ZVAP do të protestojnë për të drejten e tyre,të pagës. Do të protesojnë për dinjitetin e tyre. Për këtë do të dorëzojnë dhe një kërkesë pranë kësaj zyre arsimore me qëllim sqarimin dhe zgjidhjen e kësaj problematike. Deri në pritje të përgjigjes, për ti vlerësuar denjësisht mesuesit,jo vetëm nëpër rrjete sociale! Qeveria që duam!

Artikulli paraprak“Jo, rritjes së çmimeve”/ Protestuesit para Kryeministrisë shpërthejnë ndaj Ramës dhe Veliajt
Artikulli tjetërBerisha nga Gjirokastra: Shqipëria ka vetëm krizën “Rama”, përmbysje kakistokracisë!