Tabaku: Fondet që vetëm BE ka dhënë për pandeminë kanë qenë 1 miliardë euro, qeveria ka qenë e fundit për mbështetje

Gjatë seancës në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë, deputetja Tabaku u shpreh se ndihma që qeveria shqiptare akordoi për qytetarët ishte më e ulëta në rajon. Ajo citoi të dhëna nga FMN dhe BB në lidhje me ndihmën ekonomike ndërsa vuri në dukje se kjo deficencë as nuk po rregullohet dhe as është rregulluar nga Akti Normativ 2021.

“Ajo pak ndihmë ekonomike që u dha u morr e gjitha nga klientët e qeverisë pra nga koncesionarët” , shtoi deputetja Tabaku duke iu referuar fondit të garancisë sovrane që i ka shkuar mbi 50% për koncesionarët e qeverisë. Ajo nënvizoi se janë thuajse 2 mld lekë që i kanë shkuar këtyre kompanive koncesionare dhe se ndihma nuk i ka shkuar qytetarëve por koncesionarëve.

Sakaq, sipas deputetes Tabaku, ndihma që BE ka ofruar për Shqipërinë vetëm për pandeminë është 230 mln euro. Një ndihmë e manaxhuar prej BE dhe që ka shkuar për ndihmë reale në sektorin e shëndetësisë dhe atë monetare.

Ndërkohë ajo shtroi më tej çështjen në lidhje me fondet e pandemisë

“Si u shpenzuan 1 mld euro në ekonomi kur vetëm 120 mln euro shkoi për mbështetje direkte?”, pyeti ajo në Komision.

Deputetja Tabaku vuri gishtin gjithashtu edhe tek fatura e koncesioneve që kanë ndikuar në borxhin publik. “Sa është fatura totale e koncesioneve që ka firmosur qeveria?”, pyeti ajo duke nënvizuar se, “në dijeninë tonë koncesionet kapin vlerën e 2.2 mld eurove”.

Artikulli paraprakSot protestë para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve
Artikulli tjetërFirmoset emërimi i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, ja kush do ta zëvendësojë Ardi Veliun