Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën dy të rinj 

Një aksident tragjik ka ndodhur m në orët e para të mëngjesit ku si pasojë kanë humbur jetën dy të rinj nga Shkodra. Makina tip “BMW” me të cilën ata udhëtonin, doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe u përplas me një mur anësor.

Mjeti tip “BMW” me të cilin udhëtonin dy të rinjtë Amarildo Preka, 23 vjeç dhe Driona Pirani, 16 vjeçe mbrëmjen e kaluar, teksa u aksidentuan duke humbur jetën, është shkatërruar plotësisht si pasojë e aksidentit.

Mësohet se ata po ktheheshin nga një festë rreth orës 02:45 të mëngjesit, kur si rezultat i shpejtësisë në një kthesë në rrugën Shkodër-Velipojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur dhe dy të rinjtë kanë humbur jetën në vend.

Aksidenti ka ndodhur, në vendin e quajtur “Mbi sukë” në rrugën Shkodër-Velipojë.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtësisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit Amarildo Preka 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. Tirani 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërEksperti i njohur: Erion Veliaj miliona për kompaninë e lidhur me “Ndragheta” për të “larë” rrugët që nuk lahen kurrë!