Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kombit, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Burime nga vendgjarja bëjnë me dije se në dalje të Rrubikut është përplasur një autobus me një automjet tjetër.

Policia njoftoi se rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen, mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakTokio 2020/ A e ka Japonia koronavirusin nën kontroll?
Artikulli tjetërDroga në Portin e Durrësit, si u ndërhy në kontenierin me banane dhe kush e mori kokainën