2 nëntori afati i fundit i gjykatës për Trepçën

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në mënyrë të përshpejtuar duhet të trajtojë lëndën e proceduar nga Lista Serbe për ligjin mbi Trepçën dhe të japë një interpretim ligjor para datës 2 nëntor, pasi kjo datë është afati i fundit kohor kur Trepça mund të shkojë në likuidim, thonë ekspertë të çështjeve juridike dhe ekonomisë.
Ndërkohë që zyrtarë të qeverisë së Kosovës kishin deklaruar se likuidimi i Trepçës nuk mund të vijë në shprehje, pasi që Gjykata Kushtetuese mund t’i pezullojë të gjitha veprimet e tjera ligjore, qoftë zbatimin e ligjit apo masën e likuidimit, deri në nxjerrjen e interpretimit final.
Deputetët e Listës Serbe i janë drejtuar të enjten Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës më datën 7 tetor.
Sipas Listës Serbe, me miratimin e ligjit për Trepçën, nuk janë respektuar interesat vitale të bashkësisë serbe dhe se ligji nuk është shqyrtuar në Komisionin parlamentar për Komunitete dhe Këshillin Konsultativ për Komunitet.

Artikulli paraprakKrushqia e Ramës me Vuçiç lë në burg drejtorin e Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi
Artikulli tjetërZyrtari serb: Rama, i besuari ynë si negociator me Mustafën