2.6 milionë eurot e kapura në portin e Durrësit do të pastroheshin përmes Amnistisë Fiskale

2.6 milionë eurot e kapura në portin e Durrësit dyshohet se do të pastroheshin përmes Amnistisë Fiskale. Sipas burimeve nga Porti i Durrësit, dyshohet se janë futur edhe herë të tjera ngarkesa me qëllim legalizimin përmes Amnistisë Fiskale të Qeverisë.

2.6 milionë euro u sekuestruan ditën e sotme në portin e Durrësit që vinin me një traget nga Bari.

Eurot ishin të ndara në 5 qese plastmasi. Zbulimi nga skaneri është bërë në orën 01:30 gjatë një kontrolli rutinë, i kamionave në portin e Durrësit.

Pas konstatimit nga Dogana është njoftuar policia, ndërsa operacioni është kryer nga Departamenti kundër Krimeve të Rënda.

Për momentin është arrestuar vetëm shoferi i kamionit nga Tirana, por dyshohet se pas tij qëndrojn ë persona me influencë. Tashmë policia dhe prokuroria e Durrësit, janë duke kryer veprime hetimore për akuzën e “Mosdeklarimit të të ardhurave në kufi”.

Artikulli paraprakRritet sërish bilanci i viktimave nga Covid-19 në Itali
Artikulli tjetërProtesta/ Maturantët e Shkodrës paralajmërojnë bojkotimin e provimit të radhës