Bardhi: E kam bazuar fushatën tek rinia, jo tek bandat dhe interesat! Shefi i KAS: PD ka programin dhe njerëzit e duhur

Në një takim me të rinjtë e PD në Elbasan, të angazhuar në aksionin derë më derë, të cilët u trajnuan prej Fondacionit Konrad Adenauer, Drejtuesi Politik, Gazment Bardhi u shpreh se ai e ka bazuar fushatën pikërisht tek rinia.

“Do të mbështetem tek rinia, sepse besoj tek energjia e tyre dhe motivi që kanë për t’u përfshirë në politikë për të ndryshuar vendin, dhe jo për të përfituar”, tha Bardhi.

Ky takim u organizua në Elbasan nga Qendra Shqiptare Për Qeverisje te Mire, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, që është një prej zyrave partnere të Partisë Demokratike në hartimin e programit politik dhe një mbështetëse për fushatën zgjedhore.

Kreu i zyrës për Shqipërinë, Tobias Rüttershoff, u shpreh se PD ka programin e duhur për ta futur vendin në rrugën europiane, dhe po ashtu ka njerëzit e duhur, tha ai, sic është zoti Gazment Bardhi.

b3

2 72

bardhi 3

Artikulli paraprakTabaku: Me PD, biznesit do t’i hiqet gjoba e aferës korruptive të fiskalizimit
Artikulli tjetërVideo/ Banori te njësia 7: Jemi gati për në 25 prill, masivisht! Basha: Faleminderit për mbështetjen tuaj të pakursyer!