Furtunë në Gjykatën e Krujës, arrestohet gjyqtarja, kryesekretarja dhe kancelari

Policia ka mësyrë sot në Gjykatën e Krujës ku ka bërë disa arrestime. Sipas burimeve, gjyqtarja Enkeleda Hoxha, avokati Aldo Tabaku dhe kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Ela Mallkuçi, si dhe kancelari janë arrestuar mëngjesin e sotëm pas një urdhëri të lëshuar nga SPAK.

Lajmi është bërë i ditur nga burime policore. Deri më tani mësohet se janë shoqëruar mbi 10 persona.

Operacioni është në vazhdim e sipër, ndërsa nuk ka shumë informacione në lidhje me të.

Deri më tani mësohet se arrestimet janë bërë për akuzën e korrupsionit.

Artikulli paraprakNjë dëshmi horror për Lushnjen, çfarë po ndodh me qytetin në duart e “Hakmarrjes për Drejtësi”, droga, tenderat, krimi…
Artikulli tjetërFoto/ Ish-deputetja jep alarmin: Vlora e përmbytur në çdo lagje, rrugë, hyrje pallatesh, oborre shkollash. Edi Rama përgjegjës!