Preznatimi i programit për Arsimin, Mehmeti: Me kryeministër Lulzim Bashën ne do të bëjmë ndryshimin e nevojshëm

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR ARSIMIN, NDRIÇIM MEHMETI

Javën e kaluar ne pamë që Shqipëria ka një plan në ekonomi dhe sot Basha zbuloi se ka një plan edhe në arsim.

Dua të shpjegoj shkurtimisht së bashku me ju disa nga pikat kryesore të këtij plani duke filluar së pari me dyfishimin e buxhetit për arsimin parauniversitar në nivelet e vendeve të Bashkimit Europian.

Do të trajtojmë me respekt dhe dinjitetin e merituar mësuesit. Rritja e pagave me 60% deri në fund të mandatit të parë duke sjellë më shumë të ardhura dhe mirëqenie për 35 mijë familje të mësuesve dhe edukatorëve në arsimin parauniversitar.

Ne kemi parë se sa shumë dhe sa thellë është futur politizimi në arsim. Ne angazhohemi për depolitizim të plotë të tij jo me një arsim shtetëror, por një arsim publik i aksesueshëm nga të gjithë. Jo më portale për propagandë por standarde dhe transparencë në rekrutimin e mësuesve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore në të gjitha nivelet.

Arsimi i barabartë dhe gjithëpërfshirës, jo më një propagandë, një fjalë boshe, një premtim i pambajtur. Asnjë nxënës nuk do të lihet pas e diskiminohet. Miqtë e mi, pas 8 vitesh dështime, pas 8 vitesh rrënimi të çdo hallke të arsimit, është koha ta largojmë Ramën.

Është koha të ndahemi me të keqen. Ne do të bëjmë ndryshimin e nevojshëm për të cilin ka kaq shumë nevojë Shqipëria.

Me kryeministër Lulzim Bashën ne do ta bëjmë këtë ndryshim.

Artikulli paraprakVokshi: Njerëzit i kanë sytë nga ne për të krijuar ndryshimin, për të cilin ka shumë nevojë ky vend! Basha njeriu i duhur për të sjellë ndryshimin
Artikulli tjetërKur historia shkruhet nga ata që kanë bërë histori