25 prilli nuk është betejë për pushtetin, por për Shqipërinë!

Nga Denisa VATA

Të rinj e të reja të Matit

Të dashur miq…!

Si pjesetare e të njëjtit brez dhe së njëjtës së ardhme, ju ftoj të mendojmë dhe veprojmë sa më shpejt e së bashku kundër rrënimit të përgjithshëm që ka përfshirë çdo moshë dhe çdo vend të Shqipërisë.

Endrrat e brezit të prindërve tanë u zhbënë nga padija e funksioneve dhe institucioneve të demokracisë së vërtetë. Nëse heshtim do të lejojmë të ndodhë e njëjta gjë me ne. Shumica jonë ka lënë vendin.

Demokracia nuk është as shitja e as dhënia indiferente e votës. Qyteti është i yni. Ju mund të keni shumë verejtje për qeverisjen e meparshme te Partisë Demokratike. Por sot duhet të bashkoni frymën dhe vrullin tuaj me ne.

25 prilli nuk është betejë për pushtetin, por për Shqipërinë! Në 25 prill, forca juaj duhet t’u kthejë dinjitetin shqiptarëve. Ne duhet të nderpresim hemoragjine e pergjithshme morale, njerezore dhe ekonomike.

Bashkohuni me ne, me forumin tonë rinor. Ne të rinjtë e Matit duhet t’ia japim një rast vetes.

Po lëvizëm ne të rinjtë ka ende shpresë. Nëse ne i kthjejmë kurrizin kutive të votimit, nëse ne votojmë për Rilindjen e korrupsionit, atehere shumë pak nga ne do të mbeten këtu.
SHQIPËRIA FITON me ne dhe PD ndaj ta fitojmë sfidën për të e për të ardhmen tonë✌🏻

vata

 

Artikulli paraprakProgrami i PD për Shëndetësinë/ Koduzi: Çdo pacient do të marrë me rimbursim barnat që nevojiten për kurimin e sëmundjes
Artikulli tjetërFlakja nga sistemi i një profesionisti nuk i uli infektimet, mjeku: Teveqelët e qeverisë mbajnë lart ritmin e çmendinës kryeministrore